Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

A po heton SPAK projektin në Zvërnec të lidhur me Kushner? SPAK i përgjigjet Amerikës…

by Rilindje
24/07/2026
in AKTUALITET
A po heton SPAK projektin në Zvërnec të lidhur me Kushner? SPAK i përgjigjet Amerikës…

Gjatë kohës së protestave që nisën në kryeqytet që prej fillimit të muajit qershor për projektin në Zvërnec, një sërë mediash të huaja i janë drejtuar SPAK me kërkesa për informacion.

Në raportimin mujor të kërkesave për informacion të mediave, që Top Channel e disponon, rezulton se shumë media të huaja kanë kërkuar informacion për hetimet në Zvërnec. Mes tyre edhe nëse ka apo jo hetime ndaj Kushner.

Fox News: A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump?

Në përgjigjen zyrtare kthyer kësaj media të huaj, SPAK deklaron se Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka hapur asnjë investigim ndaj projektit të Kushner, pa dashur të japë detaje të tjera.

SPAK: “Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka filluar një hetim; megjithatë, ky hetim ka të bëjë me çështje që nuk lidhen me objektin e kërkesës suaj. Detajet e mëtejshme nuk mund të zbulohen për shkak të sekretit hetimor”

Në listën e mediave të huaja të interesuara për kërkesa për informacion janë edhe “NYT London”, CNN London, Anadolu Agency, MSNBC, CNN, CBS News London, The Times, RAI Tre dhe disa të tjera. Disa prej tyre janë interesuar edhe për pronësinë e ishullit të Sazanit dhe qindra hektarëve në gjirin e Nartës, duke pyetur SPAK nëse po i investigon si çështje, ndërsa SPAK shprehet se nuk ka një investigim lidhur me zhvillim e një projekti në Sazan.

Ndërkohë SPAK sqaron se kanë nisur një hetim lidhur me vendime të marra që nga viti 2024 për ndryshimin e statusit të mbrojtjes së tokës, dhënien e statusit “Investitor Strategjik” ose lehtësimin në forma të tjera të ndërtimit të ri turistik në Ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!