Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), është kthyer tashmë në qendrën kryesore të Ballkanit Perëndimor për shkak të destinacioneve të shumëllojshme dhe fluturimeve direkte, duke numëruar rreth 1.600 fluturime në javë.
Numri i lartë i fluturimeve, çmimet konkurruese dhe shërbimet cilësore, kanë tërhequr edhe vëmendjen e pasagjerëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët zgjedhin TIA për të udhëtuar.
Nga Tirana mund fluturohet lehtësisht në disa destinacione mjaft interesante të Spanjës si Madrid dhe Valencia; në Greqi në Rodos apo Kretë, në Itali në Bari, Brindisi; në Poloni në Gdansk, Poznan, Katowice, Wroclaw si dhe ne Austri në Vjenë dhe në Hungari në Budapest.
Ndërkohë, destinacionet më të frekuentuara të pasagjerëve që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës janë Italia e cila kryeson listën me Bergamon me rreth 49 fluturime në javë, Romën me rreth 49 fluturime në javë, Bolonjën me rreth 35 fluturime në javë; Mbretëria e Bashkuar me Londrën me rreth 56 fluturime në javë dhe Turqia me Stambollin me rreth 28 fluturime në javë, etj.












