Wednesday, May 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Agron Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për…

by Rilindje
22/09/2024
in POLITIKË
Agron Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për…

Partia Agrare Ambientaliste nuk u bë pjesë e polit të tre të politikës shqiptare, teksa formacioni që do të sfidojë PS dhe PD në zgjedhjet e 2025 u krijua nga LZHK e Dashamir Shehit dhe ish-deputetët demokrat Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka dhe Arbi Agalliu.

Për kreun e saj Agron Duka dalja vetëm në zgjedhje nuk është opsion për PAA, pasi Kodi i ri Zgjedhor e penalizon si parti e vogël, ndaj ai i shtriu dorën për një aleancë Partisë Demokratike.

Por, Duka i vendosi një afat PD dhe kreut të saj Sali Berisha për lidhjen e koalicionit, duke kërkuar që deri në tetor të jenë selektuar figurat që do të kandidojnë në zgjedhje.

“Në këto kushte gjykoj unë, me pragmatizëm, partitë e vogla duhet të bëjnë aleancë me një grupim të madh dhe të dalin me një sigël aleance. Hapi i parë është që të gjejmë akord me këtë që jemi sot, me grupimin më të madh që është PD. Natyrisht që bisedojmë por e kemi shumë të vështirë pasi lideri i opozitës është në izolim. Diskutojmë gjithmonë me këtë pjesën tjetër, me Nokën, Bylykbashin për Durrësin. Ajo që unë dhe PAA kemi kërkuar publikisht duhet ti ketë shkuar në vesh zotit Berisha. Brenda shtatorit jo për hall të Partisë Agrare Ambientaliste, por për leverdi të gjithë opozitës duhet të zgjidhet problemi i koalicioneve, pasi nuk ka kohë. Jemi në limitet e kohës, nëse në tetor nuk selektojmë njerëzit që do të kandidojnë, atëherë do e kemi të vështirë të mbledhim votat në të gjithë Shqipërinë”, tha Duka në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin.

Pasi la “topin” në fushën e Berishës, Duka u kujdes që dorën ta linte të shtrirë edhe për kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se nuk ka “vija të kuqe” që mund ta pengojnë PAA të garojë në një koalicion me Partinë Socialiste.

“Ne mendojmë se sipas ligjit për bujqësinë, çdo fermer duhet të ketë subvencione direkte, me projekte të ndryshme. Nëse Partia Socialiste, nuk është se ka gjasa, por mundet që ti plotësojë këto kërkesa, nuk është se ne kemi ndonjë dallim të madh ideologjik le të themi. Qoftë unë personalisht, qoftë dhe kjo si parti, që është një parti e qendrës. Padyshim që mund të ndodhi. Mendoj me pragmatizëm, se PAA nëse do që të ekzistoj si çështje, jo vetëm unë, por të gjithë agronomë, veterinerë, e të rinj ambientalistë, duhet t’i lënë mënjanë pengesat ideologjike dhe në radhë të parë duhet ajo që ne përfaqësojmë, fermeri dhe bujku shqiptar”, deklaroi Duka.

NGA KATEGORIA

Ilir Meta i dërgon LETËR Brahos të SPAK: Mos bëni…
POLITIKË

Ilir Meta i dërgon LETËR Brahos të SPAK: Mos bëni…

18/05/2026
Mesazh për Ramën? Braçe publikon video me sopatë në dorë: Njerëzit po vuajnë…
POLITIKË

Mesazh për Ramën? Braçe publikon video me sopatë në dorë: Njerëzit po vuajnë…

17/05/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
POLITIKË

Kryeministri Edi Rama flet me fakte: Shqipëria, vendi i parë në rajon që…

17/05/2026
Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…
POLITIKË

Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…

16/05/2026
Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…
POLITIKË

Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…

16/05/2026
LAJMI I FUNDIT/ Ndryshojnë çmimet e NAFTËS dhe BENZINËS në vend, ja vendimi i Bordit…
POLITIKË

LAJMI I FUNDIT/ Ndryshojnë çmimet e NAFTËS dhe BENZINËS në vend, ja vendimi i Bordit…

15/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Merr fund pritja! Edi Rama jep LAJMIN E MIRË, ndan pamje nga rruga e re që po përfundon në…
EDI RAMA

Merr fund pritja! Edi Rama jep LAJMIN E MIRË, ndan pamje nga rruga e re që po përfundon në…

19/05/2026
Shqipëria hap tregun e shërbimeve, miratohet ligji i ri që heq….
BOTA

Shqipëria hap tregun e shërbimeve, miratohet ligji i ri që heq….

19/05/2026
SPAK kërkoi pushimin e çështjes, Gjykata e Posaçme befason me vendimin për Irena Gjokën…
TË TJERA

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, Gjykata e Posaçme befason me vendimin për Irena Gjokën…

19/05/2026
Lajm i Fundit/ Bordi i Ramës ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Nafta e benzina kushton…
EDI RAMA

Lajm i Fundit/ Bordi i Ramës ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Nafta e benzina kushton…

19/05/2026
Kush është Rolando Maran? Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare…
BOTA

Kush është Rolando Maran? Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare…

19/05/2026
ZYRTARE/ Tërmet tek Kombëtarja! Zgjidhet trajneri i ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon
AKTUALITET

ZYRTARE/ Tërmet tek Kombëtarja! Zgjidhet trajneri i ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon

19/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!