Babai i Kiarës ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e moderatores në Big Brother VIP.
Ai ka zbuluar dhe çfarë i ka thënë Kiarës pas daljes nga BBVIP në lidhje me Luizn, të dashurin e saj. Po ashtu ai shprehur rezerva për reagimet e opinionistëve, të cilat sipas tij vetëm sa shtojnë urrejtjen ndaj Kiarës.
“Kiara tani gjykohet pse ka ndryshuar. Me Luizin kam qenë dakord për çdo vendim që ka bërë Kiara. U tremba kur mori popullaritet në fillim, thashë ‘Ah mos’. Mua më duket se Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt me Luizin sepse pa reagimin e njerëzve. Më parë po të mos bënte reagim do ta gjykonin, por edhe kur reagonte e gjykonin. Mua më vret kur qeshin opinionistët në lidhje me Kiarën. Janë disa vogëlsira që ngrenë urrejtjen kundër Kiarës”- tha Arbën Tito.












