Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë Shkëmbit të Kavajës.
Ambulancë është përmbysur në “mes” të autostradës, ndërsa brenda ndodhej një paciente 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për ndihmë mjekësore drejt Spitalit në Tiranë.
Gruaja ishte e shoqëruar nga burri i saj dhe një infermiere, por udhëtimi i tyre urgjent mori një kthesë të papritur duke u përfshirë në aksident.
Paraprakisht deklarohet se të tre kanë marrë dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore po heton për rrethanat e aksidentit që shkaktoi trafik të rënduar në aksin Kavajë-Plepa, duke bllokuar dhe një autokolonë me mjete ushtarake që lëvizte në rrugë.