Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë. Ka qenë automjeti tip ‘Toyota’ që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja ‘Berberi’.
Mësohet se burrë e grua së bashku me dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar në kanal. Ata janë transportuar drejt Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen.












