Biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar pas aksionit të SPAK ndaj Sali Berishës i cili po hetohet për privatizimin e ish-kompleks Partizanit
Gjergj Luca ka shkuar të falet në Xhami dhe të falenderojë Zotin, pasi siç thekson ai, në Shqipëri nga sot ka marrë fund koha e feudalizmit dhe bolshevizmit.
“Historike ishte e shtuna e kaluar, e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Dita kur u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar, blu apo i kuq, gojështhurur apo gojëkyçur… Ndaj shkova u fala sot në Xhami dhe të dielën në kishë se ky vend po merr frymë i lirë e po bëhet çdo ditë me punën e njerëzve të ndershëm që mbaheshin peng nga kodoshët e tranzicionit. Sot falënderova Zotit që më në fund kjo etapë i mbaroi kombit tonë. Përfundimisht ky komb mori rrugën e vet. Shqipëria është bërë, Shqipëria ka ndryshuar. Vetëm punoni…punoni sepse jeni çuna të rinj. Stop me përralla…”, thotë Gjergj Luca duke postuar VIDEO-n.












