Më 14 qershor, Huma Abedin dhe Alex Soros i dhanë fund beqarisë së tyre me një dasmë që do të mbahet mend gjatë.
Ceremonia e tyre martesore u organizua në Hamptons, ku të pranishëm ishin njerëz të rëndësishëm të politikës, biznesit e jo vetëm. Ashtu si dhe pritej, kjo dasmë u mbajt në masa të rrepta sigurie ku asnjë “mizë” nuk u lejua të fluturonte pa lejen e organizatorëve, të cilëve çifti u kishte besuar ditën e tyre më të rëndësishme.
E teksa po mbushet muaji nga dasma e tyre, Huma dhe Alex mesa duket kanë vendosur që të shijojnë disa ditë pushimi shumë afër Shqipërisë, në tokën italiane. Ata janë ndalur në Toskana, i cili njihet dhe si vendi përrallor i dashurisë, nga ku dhe kanë postuar një kartolinë të bukur të dy bashkë.












