Deputeti Enkelejd Alibeaj tregoi pozicionin e tij politik tashmë që ndodhet jashtë grupit parlamentar demokrat.
Deputeti shtoi më tej se Basha nuk po ecën përpara me projektin politik dhe po qëndron në vend numëro për të cilën ai nuk është dakord.
“Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa. Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend numëro. Une jam për përpara. Nuk jam për tu zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes. Kjo zgjedhja ime mund të jap fund karrierës sime. Por jo për këtë arsye do duhet të zvarritem. Në politikë njeriu do duhet të vdes në këmbë jo të lëpihet për një karrige poshtë ballkonit” tha Alibeaj.












