Analisti i PD-së Neritan Sejamini i ka propozuar Berishës që të vazhdojë protestat.
Sejamini deklaroi se nëse opozita njxerr në mënyrë të vazhdueshme 50 mijë vetë në shesh, mund ta rrëzojë Edi Ramen nga qeveria.
“Është një situatë për të cilën nuk mund të themi se ka një zgjidhje të vetme. Ne kemi një pushtet personal, të zotit Rama, i cili qeveris në mënyrë autokratike dhe të gjithë institucionet janë zyrë noterie. Opozita duhet të gjejë një strategji për të ngritur njerëzit kundër pushtetit. Sot nuk ka njeri që nuk e di se çfarë ndodh në Shqipëri. Një opozitë po nxorri 50 mijë vetë në rrugë, e rrëzon këtë regjim te Rames. Nëse opozita nuk nxjerr 50 mijë qytetarë në mënyrë sistematike, ky ndryshim nuk ndodh”, tha Sejamini per MCN TV.
REALITETI – Zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në vitin 2025 dhe kryeministri Edi Rama sipas sondazheve të fundit fiton sërish i qetë edhe mandatin e katërt qeverisës, kurse dyshja Berisha-Meta nuk ka mbështetje popullore përveç militantëve të tyre.












