Atletja Luiza Gega pretendoi disa ditë më parë për mosdhënien e shpërblimeve për vitin 2023.
Sot ka reaguar Ministria e Sporteve duke thënë ndër të tjera se Gega ka marrë 13 shpërblime në bazë të rezultateve që ka arritur.
“Mbështetja e sportistëve elitarë është në qendër të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Shpërblimet e dhëna bazohen në parashikimet e nenit 27 të Ligjit 79/2017 “Për sportin” i ndryshuar dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij. Vetëm për vitin 2023 shpërblimet e sportistëve elitarë kanë rezultuar rreth 55 milionë lekë për 23 sportistë elitarë dhe trajnerët respektive për arritjet në sportet që përfaqësojnë. Atletja jonë Luiza Gega është mbëshetur gjatë dy viteve të fundit me 13 shpërblime për 10 gara ndërkombëtare, bazuar në arritjet e saj, që nga niveli Botëror deri tek ai Ballkanik, pesë prej të cilave janë shpërblime për arritjet e vitit 2023. Do të vijojmë edhe gjatë këtij viti, duke qenë dhe një vit olimpik, mbështetjen për sportistët tanë elitarë”, njofton Ministria e Sportit.












