Tuesday, August 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Anuela Ristani refuzon urdhrin e Veliajt, “besniku” i kryebashkiakut befason me lëvizjen…

by Rilindje
20/07/2026
in AKTUALITET
Anuela Ristani refuzon urdhrin e Veliajt, “besniku” i kryebashkiakut befason me lëvizjen…

Drejtuesja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe Sekretari i Përgjithshëm i institucionit, në kohën kur Erion Veliaj ishte jashtë qelisë, Alban Dokushi, kanë nisur një përplasje që ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së kryeqytetit.

Mësohet se në zbatim të vendimit të gjykatës dhe urdhrit të firmosur nga qelia, nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Alban Dokushi është paraqitur në dyert e institucionit për të ushtruar detyrën, por ka marrë përgjigje negative.

Anuela Ristani ka refuzuar të zbatojë urdhrin e kryebashkiakut, duke mos ndryshuar emërimet në Bashkinë e Tiranës, por e ka bërë Alban Dokushin drejtor në një nga drejtoritë në varësi.

“Besniku” i Erion Veliaj nuk është pajtuar me këtë vendim dhe e ka kallëzuar në Prokurori, drejtuesen e komanduar të kryeqytetit, duke i kërkuar organit të akuzës që ta hetojë për veprat penale shpërdorim detyre dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Albana Dokushi u shkarkua nga detyra më shumë se një vit më parë, menjëherë sapo kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua, por zgjodhi t’i drejtohej gjykatës, e cila e ka konsideruar shkarkimin të paligjshëm dhe ka vendosur që të rikthehet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në zbatim të vendimit të togave të zeza, kryebashkiaku Erion Veliaj firmosi nga qelia urdhrin për rikthimin e Alban Dokushit në detyrë, por ai ka gjetur refuzimin e Anuela Ristanit, e cila dikur ka qenë bashkëpunëtore e kryebashkiakut të arrestuar.

Kjo e fundit është komanduar nga kryeministri Edi Rama ën krye të Bashkisë së Tiranës, i cili si rrallëherë, shkoi vetë në mbledhje dhe u bëri të ditur të pranishmëve se në kushtet kur Erion Veliaj ishte në qeli, kryeqyteti duhet të kishte një drejtues dhe në vazhdim do të ishte Anuela Ristani.

Refuzimi për të zbatuar urdhrin e kryebashkiakut për rikthimin e Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm, tregon se pushtetin në Bashkinë e Tiranës e ka tjetërkush dhe jo Erion Veliaj.

NGA KATEGORIA

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…
AKTUALITET

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…

17/08/2026
Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…
AKTUALITET

Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…

17/08/2026
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës

17/08/2026
Kontrolle “blic”/ Policia e Shtetit në aksion! Vendos mijëra gjoba dhe bllokon…
AKTUALITET

Kontrolle “blic”/ Policia e Shtetit në aksion! Vendos mijëra gjoba dhe bllokon…

16/08/2026
Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…
AKTUALITET

Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…

16/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…
POLITIKË

Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…

17/08/2026
E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…
AKTUALITET

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…

17/08/2026
Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…
AKTUALITET

Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…

17/08/2026
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës

17/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendim, sapo shkarkohet nga detyra…
POLITIKË

18 vite karrierë në Policinë e Shtetit, ministri jep VENDIMIN: Ja kush merr “postin” e bujshëm…

17/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!