Aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Europian shënuan rënie në vitin 2023. Të dhënat tregojnë se kërkesat nga vendi ynë ranë me 30%, ndërsa pësuan rritje nga shtetet e tjera të globit.
Aplikimet me origjinë nga Shqipëria kanë shënuar ulje në raport me vitin 2022. Sipas të dhënave të Eurostat, në tetor ishin 704 shqiptarë që aplikuan për herë të parë për t’u larguar nga këtu. Edhe në periudhën janar-tetor numërohen rreth 5700 aplikime për herë të parë, ose 30% më pak se në vitin 2022.
Franca, Gjermania dhe Italia janë 3 vendet e Bashkimit Europian që synohen nga shtetasit shqiptarë, por duhet theksuar se jo të gjitha aplikimet rezultojnë me një marrëveshje strehimi. Sipas të dhënave të Eurostat, për gjithë periudhën e analizuar, Franca priti 43% të aplikimeve Gjermania, 27% dhe Italia 18.5%.












