Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se Arben Ahmetaj do të vijë në Shqipëri dhe do dëshmojë në SPAK kundër Qeverisë.
“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e SPAK për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në SPAK. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”, tha gazetarja.
Por, reagimi i zv/kryeministrit ka qenë i menjëhershëm, duke e përgënjeshtruar lajmin gjatë emisionit “Now”, Ahmetaj i dërgoi një mesazh moderatores Erla Mëhilli, ku është shprehur se: “Nuk kam ndërmend të vij e të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme. Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”