“City Taxi” është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të programit “E Diela Shqiptare” në TV Klan.
Moderatori Ardit Gjebrea ndau lajmin e trishtë teksa deklaron se taksisti Fatmiri (53-vjeç) është ndarë nga jeta papritur, vetëm pak ditë pas dorëzimit të mesazhit të fundit në emsionin “Ka një mesazh për ty”.
“Në një nga momentet e fundit, teksa taksia u ndal pashë Fatmirin, shoferin i cili sot në mëngjes u nda nga jeta. Ne kemi çuar mesazhin parmbrëmë në Bilisht dhe sot në mëngjes na thanë, “Fatmir Kovaçi është ndarë nga jeta”. Ka qenë një dhimbje shumë e madhe sepse prej 10 vitesh ai dhe një kolegu i tij, kanë qenë ndër të parët dhe të vetmit që kanë rrugëtuar për 10 vite me këtë kompani që në krijimin e saj. Unë do të doja që t’i shprehja ngushëllimet familjes së Fatmirit dhe qoftë i parajsës. Ata bëhen pjesëtarë të familjes sonë, të gjithë bashkëpunëtorët tanë, ne punojmë me ta, gëzojmë me ta dhe Fatmiri ishte një zotëri i vërtetë” tha Ardit Gjebrea.












