Në krahun e opozitën ka filluar të hidhet ideja se Argita Malltezi, mund të zëvendësojë Sali Berishën pas zgjedhjeve parlamentare, pra të “trashëgojë” PD-në.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Blendi Fevziu tha se Malltezit i mungon karizma dhe për këtë arsye nuk mund të jetë lidere e suksesshme.
Ylli Rakipi: Fevzi, kanë filluar të thonë se doktori do të vendosë vajzën kryetare.
Blendi Fevziu: “E dëgjova. Malltezin e konsideroj të zgjuar dhe të aftë, por një prej mangësive që ka, është pak njeri i tërhequr. Njerëzit që vijnë në lidership, duhet të jenë më popullorë, alegër. Ju e dini si takohet Sali Berisha me çdo njeri…Opozita nuk është problemi vetëm kë do të vendosë Berisha. Nuk flasim për dyqan, por për parti politike.E ka thënë Aurel Plasari që PD mund të mbyllë qepenin”.












