Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se askush nuk ka mundësi që për momentin t’i zërë vendin kryeministrit Edi Rama.
Çani tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha luftojnë për vendin e dytë e të tretë.
“Duhet të bëjnë diçka edhe po ta dinë që do dështojnë. Duhet të lëvizin edhe këta të tjerët. Basha nuk e bën dot Berishën, nuk bën dot flakadanë në Parlament. Basha ka zgjedhur strategji tjetër. Basha nuk po luan për vendin e parë, po luan për vendin e dytë apo të tretë. Të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka kush mundësi t’i zërë vendin Ramës, sepse ka kapur sistemin. Opozita ose do ketë mbështetje popullore, ose do merret me takime të fshehta”, tha Çani.












