I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti, Armaldo Kllogjeri.
Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me karrierën e tij muzikore, këngën e re që ka sjellë së fundmi e cila quhet “O jetë”, projektet e reja që pritet të vijnë në të ardhmen dhe jo vetëm…
Pyetje: Cila ka qenë oferta më e çmenduar ose më e jashtëzakonshme që të është bërë ndonjëherë për të performuar diku?
“Për hir të së vërtetës kanë qenë disa por unë nuk kam pranuar, por më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë që unë të performoja në një klub striptizmi“, tha Maestro.












