Deputetët e PL dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit.
Konkretisht shkresa i është drejtuar kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda, me anë të së cilës kërkohet informacion për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.
Ilir Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.
Gjithashtu avokati Gjokutaj tha se do të kërkohet informacion për të identifikuar personat me “maska” që janë përfshirë në këtë aksion për arrestimin e Ish-presidentit të Republikës.












