Arben Ahmetaj ka ngritur akuza se drejtësia në vend është e kapur ndërsa ka komentuar edhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt.
Në një lidhje direkte në emisionin e Çim Pekës, Ahmetaj deklaroi se sipas tij SPAK është i kontrolluar dhe këtë e dinë të gjithë.
“SPAK është i kontrolluar. Shërbimet e dinë. Janë vetëm dy gjyqtarë në GJK që nuk kontrollohen. E dinë shumë mirë se kush del dhe kush i takon në emër të tij. Ç’punë ka SPAK me zgjedhjet, SPAK ka punë me drejtësinë. Nuk dua të bëj analistin, unë bëj dëshmitarin e persekutimit. Janë çështje themelorë që shkojnë mbi 3 miliardë, ku janë? Padashje humbet dhe fokusi, fokusi është që është kapur drejtësia. Jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga kreu i organizatës. Unë e di mirë se kam një jetë që e njoh ky është momenti më fatlum i tij, që shqiptarët jetojnë në terror, që PS është në terror, se nëse ju nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg“, tha Ahmetaj.












