Gazetari Artan Hoxha thotë se protesta e opozitës, nuk ndryshon shumë nga manifestimet që bënte Lulzim Basha, i cili në fund të protestave deklaronte se Rama nuk është më kryeministër, por nuk ndodhte asgjë.
Artan Hoxha tha se edhe lidershipi i PD tani po vijon të deklarojë “do ta shihni nesër”.
“Nuk pamë asgjë të re, këto i thoshte dhe Luli, Rama nuk është më kryeministër thoshte ai, vazhdojmë betejën… Kështu tha edhe Noka do ta shikoni nesër. Si do t’ja bëjmë për të krijuar numrin e duhur që rrëzon pushtetin? Me këta që pamë, nuk e bëjnë mazhorancën, prandaj duhet gjetur një formë tjetër. Kjo mund të shtrëngojë rradhët e PD, mund të evidentojë kupolën drejtuese atje por nuk rrëzon pushtetin. Aq më tepër kur ke narko shtet që e akuzon se ka të gjithë pushtetet. Të shohësh nesër do dalin videot dhe fotot për dhunën ndaj policise”, tha Hoxha.












