Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se do të ketë “zero tolerancë” për të gjithë shkelësit e ligjit për ndërtimet pa leje dhe të gjithë ata që zaptojnë hapësirën publike do të përballen me masa penale.
Sipas ministrit në kuadër të kësaj reforme e cila do të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europiane, do të “ndëshkohen” edhe ata ndërtues të cilët deri më sot kanë shkelur lejet e ndërtimit dhe kanë bërë “manovra” me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për të vijuar me aktivitetin e tyre.
Ai tha se të gjithë ata ndërtues të cilët do të futen në “listën e zezë” s’do të mund të marrin më asnjë leje ndërtimi për pesë vite. Ndërkohë që kush shkel lejen atëhere ajo ndërtesë do të sekuestrohet dhe do të përdoret për interes publik ose strehim social.
“Sigurisht që punimet pa leje apo në tejkalim të lejes apo leje të shfuqizuar sot janë të dënueshme edhe nga kodi penal, por me ndryshimet që ne paraqesim me këtë paketë masash , punimet pa leje, mbi masën 2% mbi dhe nën tokë dhe për shkak të qëndrueshmërisë është e pa është e pamundur prishja e tij, konfiskohet punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit e cila do të jetë hapësirë e shfrytëzueshme. Punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitime mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore do të konfiskohet për interes publik ose strehim social i gjithë objekti ose mund të vendoset prishja e të gjithë objektit”, tha Manja.












