Për një kohë të shkurtër konkurrenti i Big Brotherit, Luiz Ejlli me pozitivitetin e tij fitoi zemrat e publikut shqiptar duke grumbulluar mbi 630 mijë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Për shkak të presioneve të shumta mikja e tij, Gena hoqi dorë nga menaxhimi i Instagramit të Luizit i cili prej ditës së djeshme është marrë në “patronazh” nga motra e tij. Familjarët e Luizit dolën me një deklaratë publike duke treguar se i kishin ndryshuar emrin e faqes, duke i vendosur atë të motrës së tij, Ina Ejlli.
Pas rikthimit të Instagramit, ajo që bie në sy është një detaj i pabesueshëm, pasi motra e Luizit ka fshirë të gjitha fotot e Luizit me Kiarën. Ky është një mesazh i qartë se familjarët e Luzit janë kategorikisht kundër lidhjes së tij me Kiarën. Ditët e fundit, Luizi ka harruar lojën dhe ka ndjekur “zemrën” duke deklaruar se do ta braktisë shtëpinë në rast se del Kiara gjatë nominimit “kokë më kokë” me Oltën.












