Ende pa u mbushur viti në krye të Kombëtares shqiptare, Sylvinho është trajneri më rezultativ që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Në total ai ka drejtuar deri më tani kuqezinjtë në 9 ndeshje, ku tetë janë zyrtare kualifikuese, duke siguruar 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje jashtë fushe, atë ndaj Polonisë në muajin mars.
Edhe golaverazhi, fantastik 14 të shënuar dhe 4 të pësuar, me një rekord unik, pa pësuar gol në shtëpi. Dhe të gjitha fitoret janë bindëse, pasi janë me 2 gola e sipër. Silvinjo ka 62.5% fitore. Në vendin e dytë Edi Reja me 60% të ndeshjeve kualifikuese fituese dhe i treti De Biazi me 58.3%.
Braziliani grumbulloi 1.88 pikë për takim, Reja 1.8 pikë në takim gjatë një fushate kualifikuese, ndërsa De Biazi 1.75 pikë.
Me pak fjalë, Silvinjo e ka çuar në një tjetër nivel ekipin kombëtar, aq sa barazimi pa gola me Ishujt Faroe u duk si humbje. Provat e radhës për Silvinjon do të jenë në miqësoret e marsit.