Vitin e ardhshëm do të nisë zgjerimi me dy korsi në çdo anë të autostradës Tiranë-Durrës.
Projektin e bëri të ditur ministrja Belinda Balluku e cila zbardhi dhe investimet me buxhetin e ri.
Një ndër to është përfundimi në qershor i tunelit të Llogarasë. Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do të jetë prioritet i qeverisë në vitin e ardhshëm.
Ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës në raportimin në komisionin parlamentar të Ekonomisë shprehet se projekti vjen si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. Vijimi i Unazës së madhe në Tiranë do të ketë mbështetjen nga qeveria.