Avokati Romeo Kara komentoi gjyqin që po mbahet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SPAK kërkon masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ me polic tek dera.
Ai tha se nëse ish kryeministri nuk e respekton masën e arrestit shtëpiak, mund të përballet edhe me burgun.
“Masa e arrestit është një masë e imponuar nga mosrespektimi i masave të mëparshme dhe e vetmja rrugë ishte që gjykata ose të falimentonte me SPAK pse të vijonte në zbatim të Kodit të Procedurës Penale me ashpërsimin e masës dhe me marrjen e kësaj mase. Nesër mund të kemi edhe masën me burg nëse Berisha nuk e respekton masën e arrestit sipas vendimit që do të jepet nga gjykata. Berisha duke e trajtuar veten si person mbi ligjin dhe duke luajtur keq në fushën politike, për të shmangur përballjen me organet e drejtësisë,“, u shpreh avokati në studion e “Tirana Live”.












