Ëngjëll Cani, babai i Martin Canit, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta.
Ne një intervistë në Top Channel, babai i Martinit tregon bisedën e fundit dhe kërkesën e dhimbshme për të birin.
“Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta. Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje“, tregon babai i Martinit.












