Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet për të finalizuar sa më shpejt këtë projekt të shumëpritur. Problemet e trashëguara me këtë projekt tashmë kanë marrë zgjidhjen e duhur, ndërsa synohet që kjo vepër të jetë e aksesueshme brenda verës së këtij viti.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku tha se për përfundimin në afatin e parashikuar në kantieret do të punojnë me dy turne.
“Brenda kësaj vere ne duam që të dorëzohet Qukës-Qafë Plloça, për këtë arsye unë kam folur me supervizorin dhe i kam kërkuar që ti qëndrojë në kokë diçkaje që është zgjidhja përfundimtare, krijimi i dy turneve operative që duhet të nisin nga herët në mëngjes dhe duhet të përfundojnë vonë në darkë, sigurisht duke plotësuar të gjitha kushtet e sigurisë në punë që është shumë e rëndësishme”, tha Balluku.












