Një tjetër monedhë do të shtypet me një ndryshim në aparencë.
Bëhet fjalë për monedhën e re “5 LEKË”, e cila nga nga data 20 Qershor do të hidhet në qarkullim, si emetim i vitit 2023.
Në fakt ndryshimi i vetëm që do të pësoje kjo monedhë “5 LEKË” është viti i emetimit, logo dhe ngjyra do të mbetet njësoj.
Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 2, datë 18.1.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.












