Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për të denoncuar punimet në rrugën “Xhon Belushi” në njësinë numër 4 në Tiranë.
Por deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri nuk e zhvilluan dot aty deklaratën pasi banorët nuk i lejuan duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit.
“Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë”, janë shprehur banorët.












