Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit lidhur me ndryshimet e bëra në uljen e deputetëve opozitarë në sallën e parlamentit.
Me ndryshimet e reja, Bardhi ka spostuar Lulzim Bashën nga vendi që ai mbante në sesionin e kaluar. Basha në sesionin e kaluar ishte ulur shumë pranë Bardhit, ndërsa tashmë është pranë Oriola Pampurit e Flutura Açkës. Ndërkohë pranë Bardhit do të ulet deputeti Bledjon Nallbati.
“Kërkoj që rreshtat 1-7 të sallës së seancave plenare të jenë në dispozicion të anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë që rreshtat 8-9 të jenë në dispozicion të deputetëve të tjerë të dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës, si dhe deputetëve të tjerë jashtë grupeve parlamentare, të cilët mund të ndryshojnë përzgjedhin vendin e tyre në sallë në këto rreshta të dedikuar atyre”, thuhet në kërkesën e Bardhit.












