Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale me premtime të pabesueshme. Në mënyrë që të “thithë” vota nga demokratët, Basha i premton qytetarëve se do ta bëjë Shqipërinë “fushë me lule”.
Basha premtoi se kur të vijë në pushtet do të japë 2.000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë Euro çdo familje që lind fëmijën e tretë.
“Fondi për Mirëqenien e Familjes do të nisë me një politikë të re për të mbështetur rritjen dhe fuqizimin e shoqërisë tonë me subvencione. 2 mijë Euro për çdo bebe, 20 mijë Euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare. 30 mijë çifte shqiptarësh që sot e kanë të pamundur që të blejnë një banesë, do ju zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të familjes shqiptare”, tha Basha.












