Gazment Bardhi dhe Sali Berisha tashmë janë të pandashëm dhe sot do të zhvillojnë një mbledhje së bashku me deputetët e tyre, pranë Kryesisë së Kuvendit.
Ky takim Bardhi-Berisha vjen menjeherë pasi Kryesia e PD-së e Bashes diten e djeshme perjashtoi Bardhin me argumentin se bashkepunon me “non grata” kunder interesave te PD-së.
“Sot, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat”, shkruhet në njoftim.












