Gazetari Baton Haxhiu është i bindur se zgjedhjet lokale të 14 Majit do t’i fitojë Partia Socialiste dhe Edi Rama. Baton Haxhiu tha se edhe pas 10 vitesh në opozitë, PD nuk ka forcë të bëjë betejë me mazhorancën.
Blendi Fevziu: Pse, do i fitojë Rama zgjedhjet lokale?
Baton Haxhiu: Pas 10 vitesh në pushtet, këta nuk e gjejnë forcën që të bëjnë një betejë serioze me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën, unë mendoj që kanë probleme serioze me dijeninë se çfarë është partia politike, çfarë është e ardhmja dhe janë shumë egoistë liderët e tyre për arsye se po flijojnë…