Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferaj komentoi turin e kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, Xhaferaj e mbështet këtë tur pasi tubime të tilla i bëjnë shqiptarët e diasporës të ndihen mirë dhe të përfaqësuar.
“Aktualisht Rama ka nisur një tur takimesh në diasporë. Nga politika shqiptare ka shumë akuza që thonë se po e bën këtë tur në diasporë se kërkon votën e emigrantëve, sikurse opozita e kërkon votën e emigrantëve edhe nëse Rama po e bën për qëllime elektorale ky nuk është një problem për zotin Rama. Në dallim nga pjesa tjetër e opozitës unë e mbështes turin në Diasporës se i bën shqiptarë në diasporë të ndihen mirë, inkurajoj edhe mbështetësit e PD të marrin pjesë se Rama shkon atje si kryeministri i Shqipërisë”, tha Xhaferaj.












