Në Unazën e Madhe të Tiranës po punohet ditën dhe natën për të finalizuar në afat këtë projekt shumë të rëndësishëm për kryeqytetin dhe jo vetëm.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku tha se në të gjitha lotet po avancohet me ritme të shpejta për të bërë të mundur që kjo vepër të hapet në fund të vitit për qarkullimin e automjeteve.
“Duam që Tirana të zgjohet me vitin e ri me Unazën e Madhe të plotësuar tashmë. Në lotin 1 ka pasur një kompleksitet të shtuar për shkak se ky lot lidhet me tunelet e nyjës së Shqiponjës. Mund të ngelin disa detaje të vogla pasi ne e dorëzojmë me sinjalistikë të plotë, duke qenë se siguria rrugore ka përparësi për të gjitha akset që vendosen në përdorim, por shpresoj shumë që ti qëndrojmë afateve”, tha Balluku.












