Drejtuesja politike në qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali dhe kandidati fitues Benet Becikanë dhënë një deklaratë për mediet sot, një ditë pas shpalljes së rezultateve.
Ata kanë falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan votën kandidatit të PS, i cili do të drejtojë kryeqendrën e veriut për katër vitet e ardhshme. Beci u shpreh se besimin e qytetarëve do e përkthejë në punë e projekte për zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës.
“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të mrekullueshme, e dy ditëve ku Shkodra foli pro ndryshimit. Është një gëzimi madh pas një muaji fushate. Qytetarët e Shkodrës na besuan dhe u jamë shumë mirënjohës për besimin. Ne do të jemi në shërbim të çdo shkodrani. Kemi patur një fushatë të qetë e të gëzuar. Jam mirënjohës të çdo anëtari të partisë, kanë qenë mbështretës të jashtëzakonshëm. Jam mirënjohës cdo dmeokrati që na kanë parë me dyshim. Për ne është oblogim që t’ua kthejmë në punë dhe atyre”, tha Beci.












