Ka përfunduar numërimi i votave të kutisë në burgun e Fierit.
Megjithëse Sali Berisha i premtoi të burgosurve se do t’i nxjerre nga qelia, PD-ja ka marre nje “shuplake” nga te denuarit e Fierit të cilët as lirinë nuk e duan nga kreu i “humbjes madhështore”.
Nga të dhënat e siguruara rezulton se nga burgu i Fierit Partia Socialiste ka marrë 217 vota, ndërsa Partia Demokratike (Aleanca për Shqipërinë Madhështore) ka marrë 92 vota.
Po ashtu bëhet e ditur se gjithsej kanë qenë 329 vota të vlefshme, disa prej të cilave janë marrë edhe nga partitë e vogla.












