Kolegji i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar ankimin e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit të cilët prej muajsh vazhdojnë “avazin” për të fituar lirinë.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët: Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. Mëherët, avokatët e Berishës dhe Malltezit kishin kërkuar përjashtimin e kësaj trupe gjykuese nga shqyrtimi i kësaj çështje, por edhe kjo kërkesë u rrëzua.
Berisha dhe Malltezi mbahen prej muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore, kryer në bashkëpunim.












