Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke dalë kundër avokatëve të Sali Berishës për të pezulluar ose shtyrë mbledhje ku shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
“Nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë. Mund të ndodhë që e gjithë procedura e mëparshme e ndjekur nga SPAK mund të besoj se avokatët kanë të drejtën që mbas kësaj procedure të paraqesin kërkesë të re ose të bëjmë shtesë. Kërkesa e tyre të mos pranohet”, tha Alibeaj gjatë mbledhjes.
Avokatet e Berishes kane kerkuar te shtyhet mbledhja per te zvarritur dhr mbajtur “peng” kërkesën e SPAK ndaj Sali Berishes qe ka mbledhur militantet e tij jashte Kuvendit.












