Teksa militantët demokratë janë duke u mbledhur për të protestuar poshtë zyrës së tij, kryemministri Edi Rama i relaksuar i është përkushtuar rregullimit të një vazoje e cila ishte thyer.
Me duart gjithë baltë, Rama shihet në video teksa qetë e qetë dhe i përkushtuar në maksimun po punon te vazoja.
“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!”, shkruan Rama. Ndërkohë në video dëgjohet teksa gjatë punës kryeministri është duke biseduar me artistin ku ki i fundit e komplimenton për idenë që Rama pati për ngjitjen e vazos.












