Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën e PD, Sali Berishës.
Meta deklaroi se mori fund odiseja e manipulimit dhe kapjes së drejtësisë. Pa pikë logjike, Meta tha gjithashtu se vula e PD mbahej peng nga ‘kthetrat kriminale të kryeministrit Edi Rama’.
“Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës. Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhje me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë. U demonstrua për të shkatërruar pluralizmin dhe PD. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që ai është vetë vula e PD-së”, tha Meta.












