Në partinë e Sali Berishës ka shpërthyer festa. Pasi morën logon dhe vulën e PD-së, “besnikët” e Berishës thonë se ky është hapi i parë drejt fitores imagjinare kundër Edi Ramës.
Çuni i Fahri Balliut paralajmëron se tashmë me marrjen e “vulës” po vjen “uragani i lirisë”, duke paralajmëruar fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.
“Nuk ndalet më uragani lirisë! E drejta dhe sakrifica shpirtërore, historike e demokratëve nuk humbi po triumfojë. Strategjia politike e Sali Berishës me rithemelimin e ktheu partinë në themelin e lindjes. Korrupsioni, krimi organizuar dhe kryeministri me gjithë veglat e pështira kanë pësuar sot blackout”, tha Klevis Balliu.












