Sali Berisha foli nga ballkoni për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SPAK, ndërsa nuk la pa përmendur çështjen e inceneratorëve dhe seancën që u mbajt për Lefter Koken.
Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka th! se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh i inceneratorëve”. Berisha kishte një thirrje edhe për Monika Kryemadhin që t’i tregojë shqiptarëve “peshkun e madh”.
“Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave”, tha Berisha.












