Për arsye shëndetësore, Lindita Nikolla ka njoftuar dorëheqjen nga posti i Kryetares së Kuvendit.
Për largimin e saj, ka reaguar Sali Berisha i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj Nikollës, të cilën e konsideron si një “skllave të verbër të Edi Ramës”.
“Dy fjalë për Lindën e Parlamentit! Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetar/ kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Gjate 3 viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit”, shkruan ndër të tjera Berisha.












