Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të përballet me demokratët deri në përmbysje imagjinare të qeverisë.
Megjithëse është shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe ndodhet nën hetim nga SPAK, Berisha u shpreh se ashtu siç u përmbys busti i Enver Hoxhës ashtu “duhet të përmbyset regjimi i Edi Ramës, me Edi Ramën”.
“Sot deri në përmbysjen e tij ai do të përballet me ne, në çdo qytet e fshat dhe ne do votojmë të lirë. Sot është kohë që secili prej nesh të pyesë veten, çfarë do bëj kundër kësaj të keqe kaq të madhe. E zvarritën bustin e Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, kishte vite që kishte vdekur ishte simboli i më të keqes, duhet të zvarrisim pushtetin e Edi Ramës, me Edi Ramën që të shpëtojë Shqipëria. Duhet ta dini mirë se ai është një nga krye-frikacaket më të mëdhenj të këtij kombi”, tha Berisha.












