Sali Berisha po planifikon të fusë në kaos Tiranën para festave të fundvitit duke destabilitet në vend.
Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se në 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana do të njohë “mosbindjen civile” më të fuqishme që kryeqyteti ka parë ndonjëherë.
I braktisur nga populli, por me vete me një “grusht” militantësh, Berisha theksoi se Tirana do të bllokohet në të gjitha drejtimet.
“Në 23 dhjetor ora 17:00 kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë Bota mezi e pret këtë mosbindje civile. Mediat e Botës i paraqesin me pasion protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, janë për liri. Nga Qafë Priska deri në Vorë duhet ta bllokojmë Tiranën në të gjitha drejtimet. Jam i bindur se ju do të mobilizoni të gjitha potencialet që keni në këtë mosbindje civile”, tha Berisha












