Kreu i PD Sali Berisha nisi para Kryeministrisë te ashtequajtur ‘Foltoren 2’, ku u braktis nga militantët e Partisë Demokratike, pasi pjesëmarrja në protestë ishte e vogël.
Në një interviste në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi këtë protestë si më të voglën në histori. Ai tha se protesta tregoi se PD ka degraduar në nivelin e shoqatave.
“Protesta e sotme tregon se është protesta më e vogël në historinë e Shqipërisë të kësaj partie. E para flasin numrat dhe nuk është pjesë e dobësinë organizative të Berishës por provë dhe fakt i humbjes së mbështetjes ndaj PD. Berisha është përpjekur për të organizuar protestë në ditë më të vështira. Ai sot tregoi se ka arritur dhe e ka degraduar partinë në nivelin e shoqatave. Edhe shoqatat kanë bërë protesta më të mëdha se PD sot, edhe partitë e reja kanë bërë protesta më të mëdha“, tha Spahiu.












