Deputeti i sapozgjedhur në Parlamentin e ardhshëm, Ardit Bido ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe qëndrimin e opozitës ndaj tij.
Ai theksoi se reagimi i opozitës ishte i pritur që prej fillimit të vitit.
“E dinim që në janar se çfarë do të ndodhte. Është një histori që përsëritet nga opozita – një retorikë e vjetër që nis me ‘librin e zi’, të njëjtën që kemi dëgjuar që në vitin 2001. Nuk kam dëgjuar asnjë mik të djathtë që të thotë se strukturat e PD-së mendonin se do të fitonin. Tani po dalin me një alibi për një humbje që e dinin”, u shpreh Bido.
Ai vlerësoi procesin zgjedhor si të qetë, pa incidente serioze dhe transparent, duke theksuar se kishte shumë palë vëzhgues gjatë numërimit, çka garantoi besueshmërinë e rezultatit.












