Një tjetër sherr ka ndodhur sot në ambientët e shtëpisë së Big Brother VIP, ku G-Bani dhe Leart Vasili gati janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Në videon e publikuar në Instagram, duket G-Bani, i cili në nerva e sipër paralajmëron Leart Vasilin, që nëse e prek grindja do të përshkallëzohet.
G-Bani: Çfarë do bësh, vetëm më prek! Vetëm më prek!
Leart Vasili: S’e ke vendin këtu ti
G-Bani: Vetëm më prek, llafazan
Leart Vasili: Grua e ligë, o grua e ligë! O i pa fe…O i pa fe!
G-Bani: Grave i marrsh të keqen.